Maqedoni
Ministri Ademi për vizitë në Kosovë
04.09.2015 13:02
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës...

Ministri Ademi, siç kumtoi kabineti i tij, në Prishtinë do të takohet me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjive, Arsim Bajrami dhe me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Të shtunën, Ademi do të marrë pjesë në inaugurimin e himnit të Nënë Terezës "Valsi hyjnor", manifestim të cilin e organizon Kuvendi i Republikës së Kosovës./mia
