Maqedoni
40 mijë euro për renovim të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
04.09.2015 14:21
Përmes shpalljes publike, Komuna e Çairit do të dhuron mjete të pakthyeshme, të dedikuara për renovim të fasadave dhe vitrinave të dyqaneve tradicionale të zanatlinjve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit...

Më saktë, në këtë fazë të projektit, do të dhurohen gjithsej 20 grante me vlerë individuale prej 2000 euro.
Zanatlinjtë e interesuar, më së voni deri 23 shtator në komunë duhet të dorëzojnë aplikim (kërkesë) dhe plan projekt për renovim të fasadave ose vitrinave të dyqaneve.
Të gjitha fletë aplikimet do t’i vlerëson komisioni profesional, ndërsa përparësi gjatë dhënies së granteve do të kenë gratë dhe ndërmarrësit e ri deri në moshën 29 vjeçare, si dhe dyqanet tradicionale të zanatlinjve me fasadë më të dëmtuara.
"Vendosëm që edhe në këtë mënyrë, konkretisht t’ju ndihmojmë ndërmarrësve të Çarshisë për të avancuar veçantinë dhe njohjen e zanateve dhe dyqaneve të tyre. Në këtë mënyrë besojmë se krijohen më shumë mundësi për zhvillimin e bizneseve të tyre, ndërsa përmes kësaj do të hapen edhe perspektivat të reja për zhvillim ekonomik të përgjithshëm të komunës”, vlerëson Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.
Këto grante janë pjesë e projektit për valorizim të zanateve tradicionale dhe potencialit ekonomik social, i cili realizohet në Komunën e Çairit dhe Gjilan, në kornizë të Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, e mbështetur nga Unioni Evropian.
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i shkathtësive të marketingut dhe brendimit të mikro ndërmarrësve në zanatet dhe të ndërmarrësve social.
Pritjet janë se përmes projekteve do të rritet qëndrueshmëria afatgjate e zanateve tradicionale në Çarshi dhe do të tërhiqen gjenerata e reja të ndërmarrësve mes të rinjve dhe grave.
Në realizim të projektit në mënyrë aktive ka marrë pjesë edhe organizata qytetare “Iniciativë për perspektivë evropiane”
