Botë

BE reflekton pas tragjedisë me fëmijët, vendoset për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve

04.09.2015 14:55

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për një plan emergjent për vendosjen e më shumë se 160,000 refugjatëve të cilët janë aktualisht në të gjithë BE-në...

Sipas planit në bazë të të cilit edhe janë dakorduar liderët evropianë, emigrantët që janë në Itali, Greqi dhe Hungari do transportohen nëpër vende të tjera të BE-së, në bazë të kriterit të numrit të popullsisë dhe prosperitetit ekonomik.
 
Në të njëjtën kohë, shumica e refugjatëve, 35.000 prej tyre do të dërgohen në Gjermani, në Francë do të shkojnë 26 mijë, në Spanjë 16 mijë, ndërsa në Kroaci 3 mijë e 200.
 
Edhe pse sipas të njëjtave kritere Britania e Madhe do të duhej të akomodonte 17 mijë refugjatë, britanikët kanë vendosur që tani për tani të mos jenë pjesë e planit të përbashkët të BE-së për pranimin e emigrantëve, megjithëse kryeministri Kamerun premtoi se vendi i tij do të pranojë mijëra refugjatë. 
 
Ndërkohë, një nga zyrtarët më të lartë të Pentagonit, gjenerali Martin Dempsey, thotë se kriza e emigrantëve dhe refugjatëve nga Siria dhe Afrika e Veriut drejt Evropës “është një emergjencë shumë e madhe, dhe një krizë reale”. Kjo që po ndodh për gjeneralin është një “problem brezash”.
 
Duhen marrë masat e duhura për t’u përballuar me  krizën për të paktën 20 vjet, tha ai. 
 
Lidhur me foton dramatike të fëmijës sirian tre vjeçar, i cili u gjet i pajetë në brigjet e Turqisë, Dempsey thotë se ajo foto “ka të njëjtin efekt si ajo e 1995, të sulmit me predha në sheshin e tregut në Sarajevë, që shtyu NATO-n të ndërhyjë në Bosnje”.
 
Pra, ajo shtyu komunitetin ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje me një emergjencë dramatike.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI