Botë

Kriza e emigrantëve, ministrat e Jashtëm të BE mblidhen sot në Bruksel

04.09.2015 15:31

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel për të adresuar krizën e emigrantëve...

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel për të adresuar krizën e emigrantëve, ndërsa kryeministrat e Grupit të Vishegradit do të diskutojnë për të njëjtën çështje në një samit të jashtëzakonshëm në Pragë.
 
Takimet vijnë në një kohë që qindra emigrantë mbeten të bllokuar në stacionin qendror hekurudhor në Hungari.
 
Franca dhe Gjermania kanë deklaruar se BE-ja duhet të kërkojë nga shtetet anëtare që të pranojnë një numër emigrantësh, por Grupi i Vishegradit, ku përfshihen Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, kundërshtojnë idenë e kuotave për emigrantët.
 
Takimi ishte parashikuar të dominohej nga propozimi britanik për reformat në BE por kjo temë është lënë në hije për shkak të krizës së klandestinëve.