Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, banja falas për 5000 pensionistë në 2016-tën

04.09.2015 16:23

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale doli me thirrjen publike për pensionistët, që ka të bëjë më projektin “Rekreim banjor- klimatik falas për vitin 2016”...

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, tha se nga fillimi i këtij projekti janë përfshirë 33.000 shfrytëzues të pensionit, ndërsa për vitin 2016 janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 38 milionë denarëve për mbulimin e qëndrimit të 5.000 pensionistëve.
 
“Përparësi do të kenë ata që kanë pensione më të ulëta, ata që një kohë më të gjatë janë në pension. Prioritet të veçantë do të kenë personat me invaliditet më të rëndë, si dhe minatorët”- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
 
Spasov, me rastin e hapjes së garave të 20-ta jubilare sportive republikane pensioniste tha se nga viti 2006 e deri më sot është rritur pensioni mesatar për plot 70 për qind, ndërsa më i ulëti është 84 për qind. Në vitin 2006 pensioni mesatar ka arritur deri në 7.683 denarë, ndërsa në tetor të vitit 2015 i njëjti do të jetë 13.073 denarë.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI