Maqedoni

Memorandum për përballje me refugjatët, problemi i refugjatëve, problem gjithëevropian

04.09.2015 16:45

Problemi me fluksin e refugjatëve që vijnë nga zonat e luftës nga Lindja e Afërt në Maqedoni, Serbi, Hungari dhe Austri...

Problemi me fluksin e refugjatëve që vijnë nga zonat e luftës nga Lindja e Afërt në Maqedoni, Serbi, Hungari dhe Austri nuk është problem vetëm i shteteve nëpër të cilat emigrantët transitojnë në rrugën e tyre drejt Ballkanit Perëndimor, por është problem i Evropës në tërësi.
 
Ky është konkluzioni që doli nga takimi i sotëm i ministrave të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Austrisë, si dhe zëvendëssekretares së Punëve të Brendshme të Hungarisë, që u mbajt në Ohër. 
 
"Për çështjet globale migruese nuk ka zgjidhje fragmentare. Ky dokument paraqet platformë për aktivitete të mëtejshme të përbashkëta, konkretizuar me konkluzione që do të dërgohen deri te pjesëmarrësit e takimit të ardhshëm të ministrave të Punëve të Brendshme të shteteve të BE-së”- deklaroi ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Mitko Çavkov.
 
"Nevojitet qasje e përbashkët intensive në ballafaqimin me sfidën me refugjatët, posaçërisht dukuritë e krimit të organizuar që dalin nga tentimet për tregti ilegale me njerëz”- theksoi ministrja e Punëve të Brendshme e Austrisë, Johana Mikël-Laitnet.
 
"Evropa duhet të tregojë se cilat janë vlerat evropiane dhe kjo nuk guxon të harrohet gjatë sjelljes së çfarëdo lloji masash”- tha ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
 
“Kriza e refugjatëve është problem gjithëevropian që kërkon reagim gjithëevropian”- u shpreh sekretarja shtetërore e Punëve të Brendshme e Hungarisë, Kristina Berta.
 
Lidhur me çështjen për riatdhesim të refugjatëve nga disa vende të BE-së, u theksua se Unioni duhet të gjejë përgjigje për çështjen ndoshta më të rëndësishme.
 
As Serbia e as Maqedonia nuk janë anëtare të BE-së, ndërsa nëpër territorin e tyre kalojnë persona të cilët vijnë nga shtete në zonën e Shengenit dhe largohen në ndonjë shtet të tillë.
 
MERAL ISMAILI