Maqedoni
Refuzimi i materialeve të përgjimeve, 21 prokurorë kundër vendimit të gjykatës
04.09.2015 17:37
Gjykata Themelore Shkupi 1 konfirmoi se ka pranuar 21 ankesa nga prokurorët pas vendimit për t’i refuzuar “bombat” e opozitës si dëshmi para gjykatës...

Në njoftimin e gjykatës thuhet se me ankesat e paraqitura është njoftuar avokati i kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Ankesat tashmë janë dorëzuar deri tek pala tjetër për përgjigje, e cila në afatin e paraparë ligjor duhet të dorëzojë përgjigje pas ç’ka vendimet e ankimuara menjëherë do të dorëzohen në procedurë të mëtejshme në Gjykatën e Apelit-Shkup”- shkruan në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
