Botë

Presidencialet, Biden: Nuk e di nëse do të kandidoj

04.09.2015 20:01

Zv.presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk është i sigurt nëse ka energjinë e nevojshme emocionale për të kandiduar për President...

“Nuk mundem t’ju shikoj në sy e t’ju them, po unë mund ta bëj”, u shpreh 72-vjeçari. Djali i tij, Beau u nda nga jeta më herët gjatë këtij viti për shkak të sëmundjes së kancerit.
 
 
Media po pret prej javësh ndonjë sinjal se bashkëpunëtori i ngushtë i Obamës do të sfidojë Hillary Clinton-in, në garën për kandidaturën demokrate. 
 
Kjo është hera e parë që Biden flet për mundësinë e kandidimit duke thënë se nëse nuk do të jetë në gjendje të përkushtohet me gjithë shpirt, pjesëmarrja në garë nuk do te ishte e përshtateshme. 
 
“Faktori më i rëndësishëm në vendimin tim është nëse familja ime dhe unë kemi energjinë emocionale për të kandiduar. A mund ta bëj unë këtë? Përgjigjia më e sinqertë e mundshme është se nuk e di", u shpreh Biden.
 
Mediat amerikane thonë se disa demokratë i kanë kërkuar zv.presidentit të kandidojë për postin e Presidentit, pasi kandidatja kryesore demokrate, Hillary Clinton, është bërë shënjestër e kritikave, si pasojë e përdorimit të email-it personal për çështje pune, në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit.
 
Kjo çështje ka bërë që kuotimet për ish-Zonjën e Parë të ulen ndjeshëm. Biden kandidoi për Shtëpinë e Bardhë në vitin 1988 dhe në vitin 2008 para se të bëhej zëvendësi i Barack Obamës.