MPB, mbi 1 mijë refugjatë të rinj kanë hyrë në Maqedoni
Në hyrje të Maqedonisë afër Gjevgjelisë edhe mëtej po mbërrijnë refugjatë, më së shumti nga Siria. Nga qershori i këtij viti u janë dhënë vërtetime për azil mbi 60 mijë shtetasve sirianë...

Në orën 8, të shtunës së sotshme, më 5 shtator, gjatë 24 orëve të kaluara, janë konfirmuar gjithsej 1,462 shtetas të huaj, por askush nuk ka aplikuar për azil, ku nga mesi i qershorit janë lëshuar çertifikata më shumë se 60,000 refugjatëve dhe emigrantëve, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Që nga lëshimi i çertifikatave deri të premten në Departamentin për azil, përndryshe, janë dërguar 49 kërkesa për azil në bazë të çertifikatës së lëshuar më parë, ku 36 kërkesa janë të qytetarëve të Sirisë, 10 prej tyre fëmijë, dhe tre kërkesa nga shtetasit e Pakistanit dhe Afganistanit ku katër prej tyre janë fëmijë të cilët shoqërohen me prindërit, dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Algjeri dhe Irak (një nga kërkesat është për fëmijë) dhe një kërkesë është nga një shtetas i Egjiptit.
