Jemen, vriten 45 ushtarë të Emirateve
05.09.2015 14:38
45 ushtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 5 të Bahrejnit, janë vrarë në përlejshje të armatosura në Jemen, nga grupi i mbështetur nga Irani, Houthi...

Këto janë humbjet më të rënda të koalicionit kundër rebelëve të Houthis, prej kur ka filluar kampanja kundër tyre në Mars e udhëhequr nga Arabia Saudite.
Ushtarët e Emirateve janë vrarë në qytetin e Maarib, 120km në lindje të kryeqytetit Sana, nga një shpërthim në bazën e tyre. Poashtu edhe 5 ushtarë të Bahrejnit janë vrarë në përleshje për të mbrojtur kufirin në Arabinë Saudite, por pa potencuar lokacionin e tyre.
Këto janë humbjet më të mëdha në njerëz për shtetin e Emirateve, prej kur është themeluar Federata në 1971.
