Taxhikistani dërgon forca jashtë kryeqytetit

05.09.2015 14:41

Autoritetet taxhike thonë se kanë zbarkuar forca shtesë në Romit Gorge, në lindje të Dushnabesë, ku besohet se fshihet lideri i grupit, i cili akuzohet se ka kryer dy sulme të premten...

Rreth 150 trupa ushtarake janë stacionuar në Romit, në mëngjesin e sotëm , raporton shërbimi i Taxhikistanit i Radios Evropa e Lirë.

Autoritete thonë se tetë policë janë vrarë gjatë një sulmi “terrorist”, që besohet se udhëhiqet nga Abdullah Nazarzoda, zëvendësministër i mbrojtjes dhe ish komandantë i opozitës islamike.

Nëntë sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë ndaluar nga forcat qeveritare, përderisa Nazarzoda ka arritur të largohet për në Romit, thotë policia. Policia thotë se situata është nën kontroll dhe se autoritetet i kanë dhënë Nazarzdës ultimatum për dorëzim.

Menjëherë pas sulmit, presidenti Emomali Rahmon ka mohuar akuzat se Abdullah Nazarzoda, të ketë “kryer këtë krim”.