7 TË PLAGOSUR NË LAÇ TË SHQIPËRISË

Në incident i përfshirë edhe deputeti Prenga

05.09.2015 15:25

7 persona kanë mbetur të plagosur gjatë natës së kaluar në qytetin e Laçit në Shqipëri, pas një përplasje mes familjes Cali dhe familjes së deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga, me çrast në përleshje ka qenë i përfshirë edhe vetë deputeti...

Në mesin e 7 të plagosurve është edhe vëllai i deputetit, i cili pas incidentit u shtri në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë bashkë me të plagosurit e tjerë. Por qendra spiutalore bën të ditur se të gjith të plagosurit janë jash rrezikut për jetë.                                             

“U paraqitën 5 pjestarë të një familjeje, të familjes cali, nga të cilët tre pjestarë ishin goditur me mjete të forta… Përveç tyre janë shtruar edhe dy pacient po të familjes Cali të cilët janë qëlluar me armë zjarri” – tha mjeku, Agron Dogjani.                                                           

Dy palët janë përplasur fillimisht me mjete të forta, shkopa bejsbolli e thika e më pas janë përdorur edhe armë zjarri. Policia ka shoqëruar 34 persona nga të dyja familjet që kanë dijeni për ngjarjen apo të dyshuar.

Në mesin e të arrestuarve është edhe deputeti Armando Prenga, i cili akuzohet për plagosje. Familja Cali deklaron se deputeti Prenga ka qëlluar me armë brenda Komisariatit të Kurbinit. Ndërsa sipas ekspertizës ka rezultuar se në duart e deputetit Armando Prenga janë gjetur gjurmë baruti.  Ndërsa policia ka konfirmuar se mbi deputetin Armando Prenga, tashmë të arrestuar rëndojnë akuzat e plagosjes së rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje serioze për vrasje. 

Lidhur me incidentin ka reaguar Kryeministri Edi Rama I cili kërkoi ndëshkim ligjor për incidentin pa kursyer as edhe deputetin e parties së tijë.

“Askush nuk është mbi ligjin, aq më pak deputeti! Ngjarja e Laçit kërkon ndëshkim të plotë ligjor. Koha e të paprekshmëve ka ikur bashkë me Saliun”, - shkroi kryeministri Rama në Tuiter.

Edhe Kryetari i Kuvendit shqiptar Ilir Meta u kërkon institucioneve “vendosjen para ligjit të personave përgjegjës”. Por Lideri demokrat Lulzim Basha, deklaroi se ngjarja e Laçit ku u plagosën 7 persona , në të cilën është i përfshirë edhe deputeti socialist Armando Prenga, tregon se ka ardhur fundi i shtetit ligjor në Shqipëri.                                                      

“Ky është fundi i shtetit ligjor në vend. Pavarësisht se armët i përdori një deputet-bandit, autori dhe përgjegjësi është kryeministri i vendit. Rama e bëri deputet Armando Prengën pikërisht për këtë cilësi që ka: vret dhe pret”- tha Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Familja Cali dhe familja Prenga janë në konflikt për një pronë në Lagunën e peshkimit në Patok, tenderin për shfrytëzimin e të cilës koh më pare e ka fituar vëllai i deputetit Prenga, me çka nuk u pajtuan peshkatarët e familjes Cali.