Shokon Nadal, Fognini e eliminon nga US Open
Mrekullia në Us Open mban emrin e Fabio Fogninit. Në ruandin e tretë të Grand-Slamit amerikan tenisti italian bëri një përmbysje historike duke mundur 3-2 me sete spanjollin, Rafael Nadal një prej favoriteve për suksesin final...
Pas një ndeshjeje spektakolare që zgjati plot 3 orë 46 minuta 28-vjecari nga Sanremo bëri atë që se kishte bërë askush më parë, ia doli të kthente një disavantazh 2-0 me sete ndaj Nadal në një turne Slam. Vetëm Roger Federer e kishte realizuar dicka të tillë më parë por jo në një turne të përmasave të tilla.
2-herë fituesi i Us Open aktualisht në vendin e 8-të të klasfikimit Botëror e nisi në mënyrë të shkëlqyer sfidën duke fituar dy setet e para me shifrat 6-3 6-4. Por atëherë kur Nadal më pak e priste erdhi edhe kthesa e papritur e Fogninit.
Italiani ndryshoi tërësisht stilin e tij të lojës duke realizuar në fund një nga përmbysjet më të mëdha në sportin e tenisit. 28-vjecari fitoi 3 setet pasardhëse me rezultatin 6-4 6-3 6-4 duke siguruar një biletë në ruandin e 4-t.
Nëse Nadal u eliminua nga një italian nuk ndodhi e njëjta gjë me numrin 1 Botës, serbin Novak Djokovic që triumfoi lehtësisht përballë Andreas Seppit. 3-0 me sete me shifrat 6-3 7-5 7-5 ishte rezultati i sfidës në favor të Noles që në raundin tjetër do të përballet me spanjollin Robert Bautista Agut që përfitoi nga tërheqja e belgut David Goffin për të avancuar më tej. Vuajti jo pak kampioni në fuqi i Us Open Marin Cilic për tu kualifikuar në ruandin tjetër.
Kroati eliminoi në setin final kazakun Mikhail Kukushin. E premtja nuk ishte një ditë e mirë për tenistët spanjollë pasi përvec Rafa Nadal i dha lamtumirën turneut Njujorkez edhe David Ferrer që u mund 3-1 me sete nga francezi Jeremy Chardy.
Vazhdon të shkëlqejë Benoit Paire që pas Kei Nishikorit dhe turkut Ilhan nxorri jashtë me një 3-0 të pastër dhe Tomy Robredon. Në ndryshim nga bashkëkombasit e tij Nadal, Ferrer dhe Robredo nuk zhgjënjeu spanjolli tjetër Feliziano Lopez që kaloi shumë thjeshtë kanadezin Milos Raonic. Avancoi më tej edhe Jo Wilfried Tsonga.
Në kategorinë e femrave, Serena Williams mundi me vështirësi amerikanen tjetër Bethanie Mattek-Sands 2-1 me sete ndërsa u kualifikuan në ruandin tjetër edhe Venus Williams e Eugenie Bouchard.