Saraj, një 45 vjeçar humb jetën në liqen
05.09.2015 17:58
Qytetarët e Sarajti janë tronditur pas vdekjes tragjike të një shqiptari 45 vjeçar nga Shkupi i cili duke u përpjekur ta shpëtojë djalin e tij ka humbur jetën...

Dëshmitar okular kanë theksuar se djali pasi ishte fundosur në ujë ishte shpëtuar nga babai i tij, por vet babai është zhytur në ujë dhe ka mbetur pa shenja jete. Në momentin e tragjedisë nuk kishte ndodhur askush që t`i jap ndihmën e parë.
Ekipet e ndihmës së shpejtë kishin ardhur pas gjysmë ore, por shkupjani shqiptar ishte më pa shenja jete.
Ndryshe liqeni Treska që gjendet në Komunën e Sarajit edhe pse nuk përdoret sipas ligjit, ai është fatal për qytetarët pasi rreziku është tepër i madh për shkak të thellësisë. Identiteti i viktimës ende është i panjohur.
