Gruevski: 1 milion euro presin për projekte
Kryeministri Nikolla Gruevski ka kryer mbikëqyrje në disa projekte qeveritare në Kumanovë dhe rrethinë dhe ka realizuar takime me banorë të disa vendbanimeve....

Takimin e filloi me banorët e Rrahmanlisë, ku me mjete qeveritare po përpunohet plan urbanistik për vendbanimin me vlerë prej pesë milionë denarë. Banorët me këtë rast e potencuan problemin e madh që e kanë me kanalizimin në këtë vend.
Kryeministri i informoi se Qeveria po ndan mjete financiare për zgjidhjen e problemeve të tilla për banorët e këtyre vendeve, por se në thirrjen e fundit për përkrahje financiare, kryetari i komunës së Kumanovës nuk ka parashtruar asnjë projekt, ndërsa në qytete tjera realizohen edhe nga disa projekte të tilla.
Ai tha se nëse e marrim projektin nga kryetari i komunës së Kumanovës, me të cilin do të kërkojë kanalizim të fshatit Rrahmanli, do të miratohen mjete me të cilat do të ndërtohet kanalizimi. Kryeministri Gruevski shtoi se si Qeveri çdo vit japin mjete të caktuara nga Programi për zhvillim rural për të gjitha komunat të cilat aplikojnë me projekt.
Kryeministri Gruevski vazhdoi takimet edhe me banorët e disa lagjeve dhe fshatrave të Kumanovës.
