Shkëndija pranohet në ECA

05.09.2015 19:04

European Club Association (ECA) ka pranuar Shkëndijën si anëtare të saj dhe ‘kuqezinjtë’ janë bashkuar në shoqatën e formuar nga ekipe si Manchester United, Chelsea FC, Real Madrid, Barcelona, Juventus, Bayern München, e të tjerë...

KF Shkëndija vazhdon rritjen e saj graduale edhe jashta pjesës garuese, duke lëshuar në kontuinitet rrënjët edhe në suaza evropiane. ‘Kuqezinjtë’ edhe zyrtarisht janë pranuar si anëtarë të Shoqatës së Klubeve Evropiane, duke hyrë në grup me ekipe të nivelit më të lartë.  European Club Association (ECA) është organi i vetëm i pavarur që përfaqëson drejtëpërdrejtë klubet e futbollit në nivel evropian. Ajo zëvendëson Grupin G-14 dhe Forumin Evropian për klube (European Club Forum), që ndërprenë funksionimin në vitin 2008. ECA është njohur plotëisht nga UEFA dhe FIFA në një memorandum zyrtar, i firmosur në janar të vitit 2008.

ECA ekziston për të përfaqësuar drejtëpërdrejtë klubet e futbollit, si dhe për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre mbi çështje të ndryshme. Shoqata Evropiane për Klube përpiqet për mbajtur një përfshirje të nivelit të lartë në procesin e vendimmarrjes së organeve drejtuese të futbollit dhe të sigurojë një platformë për shkëmbimin e njohurive, informatave dhe shërbime të ndryshme për klubet anëtare të saj mbi çështje që kanë të bëjnë me interesa ndërkombëtare.

Modeli i ECA-s është i bazuar në katër shtylla kryesore, si përfaqësimi, pjesëmarrja, bashkëpunimi dhe shërbimet:

Përfaqësimi:

Përfaqësimi i drejtëpërdrejtë i klubeve të futbollit për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre mbi çështje ndërkombëtare.

Pjesëmarrja:

Përfshirja në nivel të lartë në procesin e vendimmarrjes në organet e futbollit evropian.

Bashkëpunimi:

Angazhimi për të luajtur një rol të madh dhe konstruktiv në futbollin evropian, së bashku me UEFA-në, FIFA-n, ligat nacionale, futbollistët dhe BE-në.

Shërbimi:

Për të ofruar shkëmbimin e njohurive, informata dhe shërbime për klubet anëtare në shtjellimin e çështjeve të klubeve të futbollit evropian.

Nga gjithë aktivitetet që përfshin ECA, qëllimi është për të qenë konstruktiv dhe sfidues në mënyrë të vërtetë, për të dhënë rezultate në mënyrë që ECA të qëndrojë besnike e motos së saj “DREJTUES TË RRUGËS PËR KLUBET E FUTBOLLIT NË EVROPË”.

Anëtarët që themeluan Shoqatën e klubeve Evropiane ishin: Manchester United FC (ENG), Chelsea FC (ENG), Real Madrid CF (ESP), FC Barcelona (ESP), Juventus (ITA), AC Milan (ITA), Olympique Lyonnais (FRA), FC Bayern München (GER), FC Porto (POR), AFC Ajax (NED), Rangers FC (SCO), RSC Anderlecht (BEL), Olympiacos FC (GRE), FC Kobenhavn (DEN), GNK Dinamo (CRO) and Birkirkara FC (MLT). (kfshkendija.com)