PUNA E KUVENDIT

LSDM do t’i kyç qytetarët në komisione

05.09.2015 19:43

Grupi parlamentar i LSDM-së do të kyç qytetarët në punën e kuvendit....

Deputetja e partisë Lidija Dimova e cila shpalosi këtë ide për funksionim e mëtejnë të shtëpisë ligjvënëse, tha se të gjitha komisionet do të jenë të hapura për qytetarët. Ata sipas Dimovës do të konsultohen për propozimet e ligjeve të cilat do të duhet të miratohen.

“Do të dëgjojmë mendimin e qytetarëve. Rregullisht do të konsultojmë të gjitha palët e prekura për ligje konkrete të cilat do ti propozojmë në kuvend. Do ti hapim të gjitha seancat e komisioneve ku kryetarë janë përfaqësues të LSDM-së dhe të partnerëve të koalicionit. Organizata të sektorit civil do të mund që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit për financa dhe buxhet, komsionit për bujqësi dhe pyje, komisionit për shëndetësi, për punë dhe politikë sociale si dhe këshillit nacional për eurointegrime” – tha deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova.

Dimova theksoi se qytetarët do të konsultohen edhe nga komisioni për kontroll të Agjencisë për siguri dhe kundërzbulim si dhe komisionit për mbikqyrje të komunikimeve. Për miratimin e ligjeve të rëndësishme do të inicohen edhe depate publike.

VMRO: Miratuam ligje në konsultim me qytetarët

Një hap i tillë i LSDM-së nxiti reagime tek partija e Gruevskit.

“Kuvendi ka funksionuar me kapacitet të plotë kushtetues edhe pa pjesëmarrjene LSDM-së, dhe do të vazhdojë të funksionojë me të njëjtin kapacitet edhe pas kthimit të LSDM-së. Dallimi i vetëm është se tani deputetët e LSDM-së do ti meritojnë rrogat e tyre. 15 muajt e kaluar janë miratuar ligje të cilat kanë qenë në interes të qytetarëve”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Sipas tyre për të gjitha ligjet e miratuara janë konsultuar qytetarët nga kontaktet në teren si dhe nëpërmjet debateve publike. (Meral Ismaili, TVM2)