Neziri: Ende presim kërkesat nga komunat dhe shkollat
Edhe pse viti shkollot tashme ka një javë që ka filluar, në Ministrinë e Arsimit ende nuk kanë arritur kërkesat nga shkollat që po përballen me një numër më të madh nxënësish sesa ai i lejuar me ligj...

Në shkolla të ndryshme, shumë klasa kanë nga 40 nxënës të regjistruar, edhe pse sipas ligjit, numri I nxënësve në një klasë nuk guxon të kalojë 34.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se kan informacion për numrin e shtuar të nxënësve në më shumë klasa, por ende presin kërkesa zyrtare për shtimin e paraleleve që duhet të bëhen nga komunat apo drejtorët e shkollave. nëse arijnë kërkesat e tilla, MASH do tu përgjigjet pozitivisht në afat sa më të shkurtër thotë Safet Neziri këshiilltar në Ministrinë e Arsimit .
“Nëse klasa në një shkollë ka mbi 34, 35,36 apo 40 nxënës atëherë bëhet kërkesa për tu ndarë ajo klasë në dy klasë me numër më të vogël të nxënësve. Kur bëhet kërkesa prej drejtorie deri të komunat, komuna me automatizëm na dërgon neve kërkesën që ne të veprojmë dhe ta zgjidhim këtë problem respektivisht tu përgjigjemi pozitivisht” – tha këshilltari i lartë në MASH, Safet Neziri.
Neziri thotë se viteve të fundit vërehet lëvizje e popullatës, sidomos nga fshati në qytet, dhe kjo pamundëson që shkollat apo kopmunat që në fillim ta dinë afërsisht se sa nxënës të rinj do të kenë nëpër klasa.
“Është paraqitur një dukuri vecanërisht cështja e migrimit , fshat qytet ose prej një qyteti në qytet tjetër Kemi disa vendbanime kryesisht vendbanime shqiptare ku është bërë rritja e popullatës me numër të konsiderueshëm aty nënkuptohet dhe rritja e numrit të nxënësve të regjistruar nëpër shkollat fillore në rastin konkret në qyetin e Shkupit dhe disa komuna ku janë me dominim bashkësia etnike shqiptare dhe kjo informatë ka arritur në MASH, por ne nga aspekti ligjor presim procedurat e kërkesave që të bëhet nga shkolla deri te komuna respektivisht themeluesi i tyre dhe prej komunave të vjen kërkesa deri te ne me arsyeshmërinë pëse klasa prej 40 vetash duhet të ndahet në dy paralele të vecanta e ne do përgjigjemi pozitivisht” – tha këshilltari i lartë në MASH, Safet Neziri.
Çështja e numrit të madh të nxënësve shqiptarë në një paralele përsëritet pothuajse cdo vit por shkollat e kanë të pamundur të planifikojnë një vit më herët numrin e paraleleve shtesë, kështu që cdo fillimvit përsëritet e njejta gjendje. MASH është e gatshme të pranojë kërkesat e drejtorëve dhe komunave për paralelet shtesë dhe vetëm pret që të njejtat të arijnë në MASH. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
