U realizua raundi i 18-të nga Projekti, “Gostivari për refugjatët sirian"

06.09.2015 12:45

Mbrëmë u realizua edhe raundi i 18-të nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian”, projekt i iniciuar nga pronari i Market Keta, Bejtullah Jakupi....

Ky projekt përmban në vete produkte të ndryshme ushqimore, të cilat janë të dedikuara për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, e të cilët po kalojnë transit nëpër Maqedoni, transmeton zhurnal.mk

Mbrëmë u nisën dy furgon me ndihma në produkte të ndryshme ushqimore nga Gostivari për në Tabanoc.

Raundi i 18-të, përveç përkrahjes së Bejtullah Jakupi, gjeti përkrahjen edhe të : Yzeir Avdiu, Agron Sinani, Hisa Ajdini, Besir Alili, Lavdrim Kamberi, Rezak Nuredini, Xhumali Ramadani, Mustafa Saliu, Erdal Shishku, dr.Ali Zendeli, Feti Ademi, Vexhi Selimi dhe Ylber Imeri.