Ndahen 2.165 vërtetime të reja për kërkim të azilit

06.09.2015 14:12

Në 24 orët e fundit janë ndarë vërtetime për të drejtë për kërkim të azilit 2.165 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 1.309 janë të gjinisë mashkullore, 303 të gjinisë femërore dhe 446 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 107 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër....

Sipas shtetësisë, më të numrët janë personat nga Siria - 1.788, pastaj Irani - 116, Iraku - 98, Afganistani - 66, Palestina - 47, Pakistani - 12, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Për të njejtën periudë, nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjes të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprakisht.

Në periudhë nga 19 qershori e deri më 5 shtator të këtij viti u janë dhënë vërtetime 62.586 shtetasve të huaj, prej të cilëve 42.516 janë të gjinisë mashkullore, 8.574 të gjinisë femërore, 9.994 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 1.741 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt, 50.970, janë nga Siria, pastaj nga Afganistani-3.477, Iraku - 2.849, Pakistani - 1.741, Palestina - 777, Somalia - 571, Bangladeshi - 428, Kongo - 323, Nigeria - 205, Kameruni - 160, Eritrea - 142, Etiopia - 109, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Nga fillimi dhënies së vërtetimeve deri më 6 shtator në Sektorin për azil janë dorëzuar 49 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprakisht, me ç'rast 36 kërkesa janë të shtetasve të Sirisë, prej tyre 10 janë fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve të Marokut, Algjerisë dhe Irakut (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një krëkesë është e një shtetasi të Egjiptit.