US Open, avancojnë Federer dhe Murray
Asnjë surprizë në ditën e 6-t të Us Open me tenistët favoritë që u kualifikuan të gjithë në ruandin e 4-t. Roger Federer vazhdon të shkëlqejë në cimenton njujorkeze...
Numri 2 i Botës dhe 5-herë fituesi i Us Open pas Leonardo Mayer-it dhe Steve Darcis nxorri jashtë turneut amerikan me një 3-0 të pastër edhe gjermanin Philipp Kohlschreiber.
6-3 6-4 6-4 ishte rezultati i seteve në favor të zviceranit që mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në dicka më shumë se 1 orë e gjysmë lojë.
Federer i cili këtë vit në Us Open synon një sukses që u mungon që nga 2008-ta në ruandin e 4-t do të sfidojë idhullin e tifozerisë vendase amerikanin John Isner. Ky i fundit e pati të thjeshtë kualifikimin përballë cekut Vesely.
Nuk vuajti për të siguruar një biletë në ruandin e 4-t as britaniku Andy Murray. Tenisti skocez kaloi lehtësisht në tre sete brazilianin Thomaz Belluci. Murray pasi fitoi setin e parë me shifrat 6-3 triumfoi edhe në dy të tjerët me rezultatin 6-2 dhe 7-5 duke avancuar për më tej pas 2 orë e 13 minutave lojë.
Në ruandin e 4-t 28-vjecari britanik do të ketë përballë afrikano-jugorin Kevin Anderson që nga ana e tij eliminoi 3-0 me sete austrikun Dominic Thiem.
Edhe Stanislas Wawrinka nuk hasi vështirësi për tu kualifikuar në fazën tjetër. Numri 5 i Botës mundi po 3-0 me sete belgun Bemelmans.Në ruandin e 4-t Wawrinka do të masë forcat me amerikanin Donald Young që nga ana tjetër eliminoi në setin final serbin Victor Troicki. Ndërkohë Thomas Berdych edhe pse humbi setin e parë ndaj spanjollit Guillermo Garcia Lopez fitoi tre të tjerët duke avancuar më tej. Rivali i radhës për tenistin cek do të jetë francezi Richard Gasquet që në ruandin e tretë eliminoi australianin Bernard Tomic.
Në tenisin femëror, Simona Halep vijon rrugën e saj drejt finales së grand-slamit njujorkez. 23-vjecarja rumune që është favoritja numër 2 për të triumfuar në Us Open mundi lehtësisht 2-0 me sete amerikanen Rogers. Avancuan në ruandin tjetër edhe Petra Kvitova, Samanta Stosur, Flavia Penetta dhe Viktoria Azarenka.