Gruevski, punohet intenzivisht lidhur me prokurorin special
Grupet punuese vazhdojnë intenzivisht të punojë lidhur me prokurorin special...

Kjo ishte përgjigja e sotme e kryeministrit nikolla Gruevski i cili tha se qëndrimi i tij në këtë temë është i njohur.
“Bisedimet janë në rrejdhë e sipër. Insenzivisht po punohet në këtë. Ndryshe qëndrimin tim lidhur me këtë tanimë e kam thënë” – tha kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski.
VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë qëndrime të ndara sa i përket mënyrës së funksionimit të prokurorit special. Opozita insiston që Prokurori special të ket buxhet vetanak dhe një kabinet që do t’i ndihmoj në realizimin e punës së tijë.
Derisa VMRO-DPMNE angazhohet për zgjedhjen vetëm të prokurorit që do të shfrytëzojë resurset dhe buxhetin nga prokuroria publike.
LSDM-ja opozitare dit më parë u kthye në punimet kuvendore pikërisht për të zgjedhur prokurorin special që sipas marrëveshjes më së voni duhet të zgjedhet deri më 15 shtator, në të kundërtën, është kërcnuar me vazhdimin e publikimit të bombave,megjithëse dit më parë lideri opozitarë Zoran Zaev u shpreh optimist për arritjen e marrveshjes. (Gyltene Sinani, TVM2)
