Turqi, vriten dy policë turq në përleshje me kurdët
06.09.2015 16:08
Dy policë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm në juglindje të Turqisë...

Autoritetet kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin në qytetin Diarbakir.
Dhuna midis palëve është intensifikuar prejse Qeveria turke ka nisur një fushatë të madhe “anti-terroriste” kundër militantëve kurdë, në muajin korrik.
Që nga ajo kohë janë vrarë rreth 70 forca turke.Turqia dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit organizatë terroriste.
