Itali, mot i keq në Napoli
06.09.2015 16:25
Një breshër i frikshëm ka përfshirë qytetin e Napolit në Itali...

Breshëri, me përmasa sa një top ping-pongu, ka pushtuar qytetin, me stuhi të fuqishme që ka plagosur dhjetëra persona dhe kafshë, ndërsa ka shkatërruar dhjetëra automjete.
Stuhia shkaktoi panik në disa qytete me kokrrat e breshërit aq të fuqishme sa thyen xhamat e dritareve, xhamat e makinave apo tjegullat e shtëpive.
Sipas meteorologëve, stuhia erdhi nga Europa Perëndimore, duke përfshirë pjesën më të madhe të gadishullit Italian përgjatë fundjavës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, ky mot i paqëndrueshëm do të zgjasë edhe përgjatë javës që vjen, me rreshje të vazhdueshme shiu ndërsa në fundjavë moti do të jetë perfekt për t’ju rikthyer sërish plazhit.
