Hysaj ende në dilemë, De Biasi nuk ndryshon formacion
Ajo kundër Portugalisë është një sfidë shumë e rëndësishme për të humbur kohë...

Për këtë arsye, Gianni De Biasi i dha përparësi përgatitjeve, me një seancë sërvitore jashtë programit gjatë paradites së të Dielës.
Në Kompleksin Sportiv Pepa, në hyrje të qytetit Elbasanit, përfaqësuesja ka zhvilluar stërvitjen e parafundit, përpara duelit të së Hënës me luzitanët. Ishte një seancë e blinduar me forca të shumta policie dhe oficerë sigurie.
Disa dhjetëra tifozë kanë ndjekur kureshtarë përgatitjet, të cilat janë përqendruar kryesisht në aspaktin taktik. Elseid Hysaj është stërvitur sërish i diferencuar dhe në kujdesin e stafit teknik u paraqit në spital, për të bërë një rezonancë magnetike, nga e cila do të përcaktohet nëse është në gjendje të luajë apo jo ndaj portugezëve. Sapo ka rreshtuar skuadrën në fushë, trajneri kuqezi ka kërkuar fikjen e të gjithë kamerave.
Sipas provave të bëra dhe informatave që vijnë nga Shqipëria, De Biasi nuk pritet ta ndryshojë formacionin që barazoi në Danimarkë.
Në mungesë të mbrojtësit të Napolit, në stërvitjen e sotme, Gjimshiti u aktivizua në krahun e djathtë, Ajeti u konfirmua përkrah kapitenit Cana në qendër, ndërsa Agolli majtas. Në mesfushë, Kukeli ka vepruar përpara mbrojtjes, i mbështetur në qendër nga Xhaka e Abrashi. Në mesfushën me pesë, Lenjani e Gashi pritet të pozicionohen në krahë, ndërsa Cikalleshi mbetet sulmues i vetëm.
Gjatë ndeshjes, De Biasi, ndihmës trajneri I tij Tramezzani por edhe kapiteni Cana, janë vërejtur duke dhënë direktiva të vazhdueshme për një skuadër kompakte dhe me dublime gjatë fazës mbrojtëse, për mos ti lënë hapësira yjeve portugezë Cristiano Ronaldo, Nani apo sulmuesit Eder.
Ndërkohë, Portugalia vjen si favoritë në Shqipëri për sfidën që mund të vendosë shumë për kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2016, jo vetëm për faktin që luzitanët kanë në përbërjë Cristiano Ronaldon, por edhe duke i bazuar te historiku i përplasjeve mes dy përfaqësueseve.
Shqipëria në tre përballjet e fundit ka mundur të marrë një fitore, një barazim dhe një humbje, por në total statistikat flasin në favor të luzitanëve.
Përplasja e parë daton në shtator të 1996, në kuadër të eliminatoreve të botërorit. Ne Qemal Stafa portugezët triumfuan 0-3 me gola të Figos, Helder dhe Rui Costas. Në qërshor të vititn 1997, në takimin e kthimit që u zhvillua në Lisbonë, vendasit fituan 2-0 falë finalizimeve të Joao Pintos dhe Luis Figos.
Në vitin 2003, është luajtur miqësorja e vetme me Portugalinë, e cila fitoi me përmbusje në Lisbonë me rezultatin 5-3. Për kuqezinjtë shënoi dy herë Adrian Aliaj dhe Igli Tare. Shorti i vuri përballë njëra tjetrës edhe në eliminatoret e botërorit Afrikë e Jugut 2010.
Në takimin e parë të zhvilluar në Braga, kuqezinjtë rezistuan për rreth 60 minuta me një lojtar më pak, duke marrë një barazim historik 0-0. Në takimin e kthimit në Tiranë, Shqipëria ishte shumë pranë barazimit të dytë, teksa rezultati ishte mbërthyer në barazim 1-1, ku për kuqezinjtë kishte shënuar Erjon Bogdani, por në kohën shtesë Bruno Alves përfitoi nga një dalje e gabuar e Isli Hidit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Fitorja në Aveiro falë golit të Bekim Balajt në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit është e vetmja e arritur ndaj Portgulisë, që në total kryeson me 4 fitore, një barazim dhe një humbje me golaverash të përgjithshëm 12/5.
