Hamilton pa konkurencë, fiton edhe në Monza

06.09.2015 16:41

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, ka triumfuar edhe në Çmimin e Madh të Italisë, ndërsa një garë të mirë ka bërë piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili ka zënë vendin e dytë...

I pafat në Monza ishte piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg, të cilin e ka lënë motori vetëm 2 xhiro para fundit të garës, kur mbante vendin e tretë. Duke përfituar nga dalja e pilotit gjerman, Felipe Massa, pilot i Williams, arriti të zërë një vend në podium, ndërsa menjëherë pas tij është renditur Botas Valtteri.

Kimi Raikkonen, edhe pse i nisur i dyti në këtë garë, u rendit vetëm në vendin e pestë, pasi starti për të nuk ishte i duhuri.

Pas kësaj gare, Hamilton vetëm sa ka rritur epërsinë në klasifikimin e pilotëve dhe prinë bindshëm në pozitën e parë, me 252 pikë të tubuara, 53 më shumë se I dyti, Rosberg, ndërsa Vettel mbetet I treti me 178 pikë.

Te konstruktorët, Mercedesi është pa konkurencë në krye, me 451 pikë, 181 më shumë se Ferrari në vendin e dytë.