ILAÇET PËR SËMUNJDET E RRALLA

Gruevski: Jemi në fazën finale të furnizimit

06.09.2015 17:40

Furnizimi me ilaçe për kurimin e sëmundjeve të rralla po shkon drejt finalizimit...

Kështu ka deklaruar kryeministri Gruevski, sipas të cilit nga gjithsej 21 ilaçe aq sa ju duhen pacientëve, 11 veçmë u janë shpërndarë pacientëve, gjashtë janë siguruar ndërsa katër të tjera janë fazën e sigurimit të tyre. Në nivel vjetor fondi për këto ilaçe do të ndajë 3.7 milion euro.

“Prej vitit të kaluar qeveria vendosi që Fondi Shëndetësor të mbulojë shpenzimet për këto ilaçe. Furnizmi I tyre është kah fundi. Veçmë kanë mbërritur 11 ilaçe që mbulojnë 90% e nevojave të pacientëve, pjesa tjetër paraqesin 10% e ilaçeve të nevojshme. Ashtuqë mund të them se jemi në finale të këtij projekti që do të jetë një proces i vazhdueshëm në të ardhmen“ – tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

Deklarimet e tilla kryeministri Gruevski i bëri pas lëshimit të përdorim të aparatit të ri, angiograf në spitalin e qytetit “8 shtatori”. Aparati kap vlerën prej 35 milion denarëve ndërsa do të shërbejë për ndërhyrje kardiologjike. (Meral Ismaili, TVM2)