Familja Azemi ka filluar me ndërtimin e shtëpisë
Për familjen Azemi nga fshati Tanush fillon një kapitull i ri...

Para 20 ditëve ata kanë filluar me ndërtimin e shtëpisë më lagjen Vizbeg. Edhe pse shtëpia ende nuk është e përfunduar ata janë të lumtur që pas shumë ditëve të vështira që kanë përjetuar, çdo gjë tashmë do ti takoj të kaluarës.
“Jemi të kënaqur shumë që kemi arritur me shtëpinë deri këtu, fal atyre që kanë kontribuar, përmes emisionit Lot dhe Gëzim. I falënderoj të gjithë që kanë kontribuar, në ndërtimin e shtëpisë, Shtëpia ka filluar të ndërtohet para 20 ditëve dhe sapo dolëm në emisionin tuaj njerëzit filluan të na ndihmojnë” – tha Milazim Azemi.
Fal humanistëve Naser Halimi është një ndër humanistët që ka ndihmuar familjen , por kryefamiljari si refren falëndëron edhe shumë humanist të tjerë që kanë bërë të mundur që ai të filloj me ndërtimin e shtëpisë.
Objekti në të cilën pritet të futet familja tre antarëshe ka nevoj ende për material të tjera ndërtimi prandaj ata u bëjnë thirrje të gjithë njërzve zemër gjërë e që kanë mundësi të vazhdojnë ti ndihojnë.
“I kemi bërë 2 dhoma dhe një salon dhe jemi shumë të lumtur, kemi arritur deri këtu…Ne na duhet zall, cimento, dhe kulmi për shtëpinë ata që kanë mundësi që të na ndihmojnë edhe pak, ishalla Zoti i shpërblen” – tha Milazim Azemi.
Aktualisht familja tre antarëshe në mungesë të kulmit jetojnë ndaras megjithatë shpresojnë që dimri i sivjetëm do ti bashkoj në shtëpinë e re. (Rina Turkeshi, TVM2)
