Prenga: Kam qëlluar ne ajër dhe për vetëmbrojtje
Deputeti socialist Armando Prenga, mbron versionin se ka qëlluar ne ajër dhe per vetëmbrojtje mesnatën e se premtes ne konfliktin me pjesëtaret e familjes Cali ne Laç, ku mbeten te plagosur 7 persona...

Nëpërmjet avokatit, Baftjar Rusi, ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga prokuroria dhe thotë se behet fjale per nje skenar qe tenton t’i njollose figurën dhe sipas tij shteti dhe opozita po i hedhin benzinë zjarrit.Sipas avokatit, Prenga ka qëlluar në ajër me pistoletën që mbante me leje i detyruar në kushtet kur Gjok Cali dhe anëtarë të tjerë të familjes i bënë pritë ne kthim nga Laguna e Patokut.
Ai hedh poshtë dyshimet e policisë se ka qenë i përfshirë në konfliktin para ambienteve të komisariatit të Kurbinit. Avokati Rusi e publikoi këtë variant te ngjarjes pak momente para mbledhjes se këshillit te mandateve për autorizimin e arrestimit te deputetit Prenga.
