Për një javë 1.042 thirrje në "Alo doktor"
Në shtatë ditët e fundit, nga 31 gushti deri mbrëmë, janë regjistruar 1.042 thirrje në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo doktor"...

Qytetarët në numrin 02/15 123 më së shpeshti kërkojnë këshillë mjekësore për simptome respiratore dhe kardiovaskulare, kokëdhembje, temperaturë të ngritur të trupit, virus të stomakut.
"Më së shpeshti lajmërohen qytetarët për këshilla lidhur me terapinë që rregullisht e marrin për sëmundjet kronike dhe për simptomet lidhur me tensionin e gjakut", informon Ministria e Shëndetësisë.
Linja është e arritshme çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim mjekësor i drejtpërdrejtë në momentin e paraqitjes së simptomeve të përkeqësimit të shëndetit.
Nga 1 shtatori linja është përforcuar me tre specialistë të rinj. Njëzet e pesë mjekë gjithsej janë të arritshëm për këshillë mjekësore për paraqitjet të cilat janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
Të gjithë personave të cilët kërkuan këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor", ashtu siç citohet, u është dhënë ndihmë mjekësore me këshillë dhe terapi simptomatike adekuate.
Nga 15 shtatori i vitit 2014, prej kur punon linja telefonike deri tani ka gjithsej 50.676 thirrje.
