Roja bregdetare greke shpëton 61 migrantë ilegal

07.09.2015 10:17

Roja bregdetare greke dhe trageti "Blu star 1" sot shpëtuar 61 imgirantë ilegal në detin në afërsi të Mitilenas...

Autoritetet greke morën sinjal se ka anije në rrezik, pas së cilës trageti  dhe roja bregdetare kanë gjetur varkë të madhe me migrantë në të, i cili ka filluar të fundoset. Të gjithë migrantët, mes të cilëve ka pasur edhe shumë fëmijë, janë shpëtuar.

Në ndërkohë, feriboti "Elefterios Venizelos" me 2.492 imigrantë nga Mitilena arriti në limanin Pirea. Autoritetet i ndërmarin të gjitha masat e domosdoshme  për përcjellje të migrantëve.