Sondazh: Olland do të humbë madje në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2017

07.09.2015 10:29

Presidenti Fransoa Olland do të ketë më pak vota nga Marin Le Pen, Nikolla Sarkozi dhe Alen Zhupe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2017, tregojnë rezultatet e anketës të Institutit sociologjik Ifop, të porositur nga gazeta "Figaro" dhe televizioni RTL...

Këto rezultate tregojnë se Olland  nuk do të arrijë as deri në raundin e dytë, shkruan "Figaro".

Sipas anketës për të më së shumti do të votojnë 19 për qind e votuesve me çka do të vendoset në vendin e tretë pas raundit të parë, pavarësisht se kush do të jetë rival nga djathtistja. Në vend të parë është Marin Le Pen, të cilën 27 për qind e preferojnë para Nikolla Sarkozit, përkatësisht 29 për qind para Alen Zhupe. Të dy liderët djathtist kanë përkrahje prej 25 për qind nga të anketuarit ose gjashtë për qind më shumë se Oland.

Përveç asaj shumica e francezëve ose 78 për qind e të anketuarve duan që Olland aspask të mos kandidohet në vitin 2017.