Janë gjetur 61 trupa të viktimave nga anijethyerja në Malajzi

07.09.2015 10:41

Shpëtuesit malajzian gjetën 61 trupa të indonezianëve të cilët u mbytën javën e kaluar prejse u fundos anija e drurit në perëndim të Malajzisë, kumtuan sot autoritetet detare....

Shpëtuesit të premten pasdite gjetën një të mbijetuar i cili ka kaluar një ditë të tërë në ujë dhe ka qenë  në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni për gjurmim të viktimave do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme, pas informatës se në anije ka pasur rreth 80 persona.

Besohet se anija i ka kthyer punëtorët e ishullit indonezian Sumatra.