Sulmohet ndërtesa e gazetës "Hyriet" në Stamboll
Ithtarët e Partisë qeveritare turke për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Rexhep Taip Erdogan, mbrëmë hodhën gurë ndaj ndërtesës së gazetës "Hyriet" në Stamboll....

Rreth 150 persona brohoritën parulla në përkrahje të partisë qeveritare, me ç'rast i thyen dritaret dhe derën kryesore të hyrjes së ndërtesës të gazetës, të cilën e akuzuan se i ka shtrembëruar deklaratat e presidentit Erdogan, kumtoi "Hyriet" në ueb faqen e saj. Policia për luftë me trazira e shpërndau grupin e sulmuesve.
Erdogan dje me rastin e paraqitjes së mëparshme të dhunës në Turqi tha: nëse një parti fiton 400 vende në zgjedhje që të mundet ta ndërojë Kushtetutën, atëherë situata do të jetë më ndryshe.
Ai atë e tha në intervistë të dhënë drejtpërdrejtë për televizionin proqeveritar A-Haber, prejse dje një numër i madh i ushtarëve turq ishin vrarë në sulm, të kryer me siguri nga kryengritësit kurd në fshatin Daglixha, në Turqinë juglindore.
Gazeta "Hyriet" lajmëroi se ajo deklaratë është e lidhur me sulmin në Daglixha dhe shkruajti: Komenti i Erdoganit për Daglixhan: Ajo nuk do të ndodhte nëse do të ishin fituar 400 vende të deputetëve.
Më vonë gazeta e largoi linkun por ajo i zemëroi ithtarët e partisë qeveritare në Tuiter të cilët bënë thirrje në protesta kundër "Hyriet"-it.
Kundërshtarët, Erdoganin e akuzojnë se ndërmer ofensivë ushtarake kundër Partisë Punëtore Kurde në Irak që t'i marrë votat e nacionalistëve.
Një numër i madh i ushtarëve turq janë vrarë gjatë sulmit të Partisë Punëtore Kurde në pjesën juglindore të vendit mbrëmë, kumtuan autoritetet lokale. Numri i ushtarëve të vdekur gjatë sulmit në fshatin Daglixha, në qarkun Hakijari afër kufijve me Irakun dhe Iranin, nuk është saktësuar.
PKK-ja kumtoi se nga pritë ka vrarë 15 ushtarë turq. Nëse ky numër konfirmohet, ai do të jetë sulmi më vdekjeprurës i kryengritësve kurd pas mossuksesit të marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit në korrik.
Kryeministri Ahmet Davutogllu bëri thirrje për seancë urgjente në Ankara me pjesëmarrje të autoriteteve ushtarake dhe kryesore civile.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se është i tmerruar nga sulmi, i cili është kryer me mina dhe premtoi përgjigje vendosëse nga ana e autoriteteve turke.
