Malësia e Shkupit, pllaka përkujtimore për dëshmorët e parë të UÇK-së

07.09.2015 10:56

Në mënyrë solemne janë vendosur Pllakat përkujtimore për dëshmorët e rënë të UÇK-së në Malësinë e Shkupit – Tanushë, Brezë dhe Malinë....

Muzafer Xhaferi, i rënë heroikisht në  Tanushë, Shpend Mazrekaj nga Deçani ,  I rënë në  Tanushë, Nijazi Sinani nga Tanusha , rënë në  Malinë, Qemal Shaqiri nga Nakushtaku  rënë në  në Malinë, Gazmend Arifi nga Tanusha, rënë në  Malinë), Elham Curri nga Hani i Elezit, rënë në  Malinë, Ismet Bajrami nga Breza, rënë  dëshmor tek Guri i Bardhë në Brezë.

Këshilli organizativ i 16 shkurtit në bashkëpunim me SHVL-UÇK, për çdo vit shënojnë ngjarjen e fillimit të luftës së vitit 2001 dhe rënies së dëshmorit të parë në Tanushë, Brezë dhe Malinë. Projekti është mbështetur nga Komuna e Çairit.