Protesta masive në Moldavi, kërkohet dorëheqja e presidentit
Moldavia për fundjavë është përfshirë nga protesta masive të qytetarëve. Organizatorët e protestës, kanë vendosur një tendë në qytet duke paralajmëruar se nuk do të largohen deri në plotësimin e te gjithë kërkesave të tyre...

Mijëra protestues kerkojne dorëheqjen e presidentit Nicolae Timofti dhe zgjedhje të menjëhershme. Kërkesa vjen pas skandalit të bankave, të cilat kanë kanë “zhdukur” rreth një miliard dollarë.
Protestuesit poashtu po kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të Bankës Qendrore të Moldavisë. Policia vlerëson se mbi 60 mijë protestues kanë marrë pjesën në protestat e mbajtura në sheshin kryesor te kryeqytetit te Moldavise.
Rreth një miliard dollarë, që konsiderohet të jetë një e teta e prodhimit të brendshëm të vendit, është zhdukur nga tre banka, pak kohë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.
