Sulmohet konvoji ushtarak turk, 15 të vrarë

07.09.2015 11:19

Militantët e udhëhequr nga Partia Punëtore e Kurdëve thonë se kanë vrarë 15 ushtarë turq, gjatë një sulmi në një konvoj ushtarak në jugperëndim të Turqisë. PPK, ka thënë se militantët kanë sulmuar konvojin ushtarak ne afersi te provinces Hakari...

Ushtria turke ka deklaruar se aeroplanët e tyre ushtarak kanë vazhduar me sulme ajrore, kundër 12 caqeve kurde.

Agjencia zyrtare e lajmeve Anadolia ka thënë se sulmet e PPK-së, janë zhvilluar në rajonin Daglica, një pikë malore në kufirin veriorë me rajonin autonom kurdë në Irak.

Sipas kësaj agjencie militantët kurdë të PPK-së, kanë sulmuar një konvoj ushtarak, duke vrarë “disa” ushtarë dhe plagosur disa të tjerë. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se sulmuesit kanë përdorur mina tokësore.