Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" vazhdon në Ohër
07.09.2015 11:23
Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" vazhdon të mërkurën në Ohër. Për risitë që i ofron projekti të interesuarit mund të informohen në prezantimin që do të mbahet në Komunë në orën 17:00...

Në prezantim do të marrin pjesë edhe kompanitë ndërtimore nga Ohri të cilat kanë ofertë të banesave, si dhe përfaqësues nga bankat.
Karvani "Bli shtëpi, bli banesë", ka për qëllim ta ofrojë projektin deri te të gjithë qytetarët e interesuar nëpër Maqedoni. Ekipi i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, bankat dhe kompanitë ndërtimore lokale çdo të mërkure të ardhshme do të vizitojë qytete të ndryshme, si Prilepi, Strumica, Velesi, Kumanova dhe Tetova.
