Ekonomi

KRRE: Benzinat dhe dizeli nga mesnata me çmime të reja

07.09.2015 13:34

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe ekstra vajit të lehtë mbetet i pandryshueshëm...

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 62 denarë për litër, ndërsa i Eurosuper BS-98 do të jetë 64 denarë për litër.

Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit, i cili do të arrijë në 19,9 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit ka arritur 46,27 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në raport të dollarit ka qenë 54,32 denarë.