Malajzi, fundoset varka me emigrantë ilegalë, 61 të vdekur

07.09.2015 13:50

61 trupa të pajetë janë gjetur në një barkë të fundosur në Malajzi, e cila po barte me dhjetëra emigrantë ilegalë të Indonezisë, kanë konfirmuar zyrtarë lokalë...

Shumica nga të vdekurit janë meshkuj dhe një fëmijë, ka thënë Robert Teh nga Agjencia për Kërkim dhe Shpëtim i Malajzisë. Besohet se vetëm 20 persona kanë arritur të shpëtojnë.

“Nëse nuk gjejmë edhe ndonjë trup tjetër, atëherë që sot do të përfundojnë operacionet e kërkimit”- ka thënë Teh.

Barka besohet se është përmbysur nga mbingarkimi dhe moti i keq, derisa emigrantët po udhëtonin për në shtëpitë e tyre, për një festë fetare, raportojnë zyrtarët. Shumica nga punëtorët legalë dhe ilegalë të Malajzisë, që besohet të jenë rreth 6 milionë, janë nga Indonezia.

Në Greqi, ndërkohë, roja bregdetare dhe trageti "Blu star 1" shpëtuar 61 emigrantë ilegalë në detin në afërsi të Mitilenas. Varka ka lëshuar sinjalin e alarmit dhe anijet e shpëtimit e gjetën atë pak para mbytjes. Të gjithë emigrantët, mes të cilëve ka pasur edhe shumë fëmijë, janë shpëtuar. Në ndërkohë, feriboti "Elefterios Venizelos" me 2.492 emigrantë nga Mitilena arriti në limanin Pirea. Autoritetet po ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për përcjellje të emigrantëve. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)