ARM, punësimet e reja, 125 ushtarë profesionistë, mes tyre 31 shqiptarë

07.09.2015 14:02

125 ushtarë të rinj profesionistë, prej të cilëve 31 shqiptarë, filluan me punë në Armatën e Republikës së Maqedonisë...

ARM prezantoi punësimin e ri të ushtarëve në këtë dikaster, duke u bazuar në konkursin e fundit të shpallur në janar të këtij viti. Me një solemnitet të veçantë në kazermën “Ilinden” në Shkup, ata u shpallën si ushtarë të cilët kanë arritur rezultate më të mira se të tjerët.

“Me punësimin tuaj sot jemi në rrugë të drejt, që deri në fund të vitit 2015 të arrijmë qëllimin tonë kryesor, e ajo është që të gjitha njësitë ushtarake të ARM-së të plotësohen me kuadër të lartë cilësor”- deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Ushtarët e rinj të punësuar do të shpërndahen nëpër njësitë e ndryshme ushtarake në ARM. (Rexhep Qamili, Tvm2)