Maqedoni

Oda Ekonomike, ndryshime të Ligjit për përmbarim

07.09.2015 15:41

Kompanitë kërkojnë që të ndryshohet neni 211 i Ligjit për përmbarim, në mënyrë që kompanitë t’i paguajnë shërbimet nga organet shtetërore...

Kompanitë kërkojnë që të ndryshohet neni 211 i Ligjit për përmbarim, në mënyrë që kompanitë t’i paguajnë shërbimet nga organet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe nga komunat, bëjnë të ditur nga Oda Ekonomike.
 
Neni 211 mundëson që gjykata të vendosë ndalesë për tërheqjen e mjeteve të debituesit nën arsyetimin se janë "të domosdoshme", me çka parandalohet transferi i tyre drejt kreditorit, përkatësisht shlyerjes së borxhit.
 
Nga Oda Ekonomike thonë se me limitimin e këtillë të mjeteve pagesore kompanitë praktikisht pamundësohen t'i paguajnë kërkesat e tyre edhe krahas aktvendimit përmbarues për atë.
 
“Ka shumë raste të vendimeve gjyqësore, të cilat i referohen pagesave të kërkesave nga organet shtetërore. A janë kërkesat të mëdha apo të vogla nuk është puna jonë, por sidoqoftë është e domosdoshme të sigurohet zbatimi i njëtrajtshëm për të gjithë. Në çdo rast problemi tek subjektet e caktuara ekziston, nuk është një apo dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste, dhe për këtë qëllim vlerësojmë se është në interes të ekonomisë, që të ndryshohet ky ligj, për shkak të sigurimit të një zbatimi më adekuat”- deklaroi Elena Milevska Shtrbevska nga OEM.
 
Nga Oda Ekonomike njoftuan se do të dorëzojnë propozimin e tyre për ndryshim të ligjit pranë Ministrisë së Drejtësisë.
 
ERSAN PARAZITI