Objekt i ri për Administratën Shtetërore, Gruevski: Të gjitha shërbimet në një vend
Prej sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ndërtesës së re administrative afër objektit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, objekt i cili do të zë hapësirë prej 10.179 metër katrorë dhe do të shërbejë për zyra dhe objekte pune për të punësuarit e institucioneve shtetërore, me çka 180 nëpunës do të kenë kushte më të mira për punë...

Me investime të këtilla do të krijohet hapësirë ku në një vend do të vendosen të gjitha shërbimet e ndërmarrjeve e që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Projektet si ky janë hap i shkëlqyer përpara drejt modernizimit të aparatit shtetëror. Në këtë drejtim, vit pas viti zvogëlohet numri i institucioneve që janë të lokalizuara nën qira ose institucione që përkohësisht kanë zhvilluar punën në vende të caktuara”- deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.
“Me ndërtimin e këtij objekti do t’ju mundësohet punëtorëve të kenë kushte më të mira, të ulen shpenzimet joracionale për ujin, rrymën dhe ngrohjen, thjesht për një kohë të shkurtër do të ndërtohet një objekt ekonomik”- tha projektuesi, Cvetko Grizdanov.
Investues i kësaj ndërtese është grupi aksionar për menaxhimin e pronave komerciale dhe banesore “Dekon-Kom” nga Shkupi. Ndërtesa do të ketë shtatë kate. Projekti do të kushtojë afërsisht 7 milionë euro dhe pritet të jetë gati pas dy vitesh. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
