Kriza e klandestinëve, vetëm sot 1500 emigrantë drejt Tabanocit
Nga platforma hekurudhore në kampin pranues në Gjevgjeli, drejt kufirit në Tabanoc janë nisur me tren special rreth 1.000 emigrantë, ndërsa të tjerët do të dërgohen sipas nevojave të kampit pranues, pasi emigrantët të cilët arrijnë në Maqedoni evidentohen para se ta vazhdojnë rrugën...

Rreth 500 emigrantë të tjerë janë nisur drejt Tabanocit me rreth 30 taksi dhe disa autobusë. Vetëm dje, me shtatë automjete speciale drejt Tabanocit janë nisur rreth 2.500 emigrantë.
Nga ana greke e kufirit, emigrantët në kampin pranues në Gjevgjeli arrijnë në grupe me nga 100 deri në 200 njerëz dhe kjo krijon mundësi që ata të evidentohen në kohë, t'ju jepet ndihmë shëndetësore nëse u nevojitet të freskohen para se ta vazhdojnë rrugën.
Nga shoqatat joqeveritare thonë se pritet një valë e shtuar emigrantësh në ditët në vijim. Sipas OJQ-ve, janë mbi 10 mijë emigrantë që ndodhen në kufi me Greqinë në pritje për të hyrë në Maqedoni. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
