Maqedoni
Hahn më 18 shtator në Shkup, nëse nuk zgjidhet prokurori special, dështon HLAD
07.09.2015 17:09
Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, të premten e ardhshme do të arrijë në Maqedoni që të dëgjojë për progresin dhe rezultatet në implementimin e Marrëveshjes politike të 2 qershorit...

Siç konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, Han planifikon dhe ristartim të dialogut inkuadrues të nivelit të lart që gjithashtu u dakordua me Marrëveshjen e 15 korrikut.
Megjithatë, sipas informacioneve nga Eurokomisioni, nëse deri më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special që do të merret me materialet e përgjuara të LSDM-së, Han planifikon ta anulojë dialogun inkuadrues dhe të mbajë vetëm takime me përfaqësuesit nga pushteti, opozita dhe nga shoqëria civile në Maqedoni.
"Komisari Han planifikon ta vizitojë Republikën e Maqedonisë më 18 shtator, me qëllim që të dëgjojë për progresin dhe rezultatet në implementimin e marrëveshjes politike nga qershori, duke përfshirë edhe afatet e ndryshme për veprim. Takimi i dialogut të nivelit të lartë (HLAD) gjithashtu duhet të mbahet gjatë kësaj vizite. Partitë politike që nënshkruan marrëveshjen politike në qershor u dakorduan se në takimin për HLAD duhet të kyçen të gjitha partitë politike kryesore"- deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.
Por, nga Komisioni Evropian porosisin se nëse partitë politike nuk e respektojnë afatin përfundimtar nga 15 shtatori për emërimin e prokurorit speciale, natyra e çfarëdo vizite e komisarit do të jetë tërësisht e ndryshme.
Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë, që Komisioni Evropian e filloi me Maqedoninë në vitin 2011, si urë të hapjes formale të negociatave zyrtare për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian nuk është mbajtur tashmë dy vjet për shkak të krizës politike dhe mungesën e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë.
SHPËTIM NUREDINI
