Botë

Eskalon aktiviteti i “Vetëvendosjes”, arrestohen disa aktivistë

07.09.2015 18:01

Disa aktivistë të “Vetëvendosjes” janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi tentuan të vendosnin një udhëzim administrativ...

Disa aktivistë të “Vetëvendosjes” janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi tentuan të vendosnin një udhëzim administrativ në makinat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës.
 
Policia, në tentativën për t’i larguar aktivistët, ka përdorur edhe sprajt, si dhe ka vënë në pranga disa prej tyre.
 
Në udhëzimin administrativ që aktivistët kërkonin të vendosnin nëpër makina u bëhej thirrje institucioneve shtetërore të Kosovës të shisnin të gjitha makinat për shkak të interesave familjare.