Botë

Torino -Itali, 4 vetë në pranga, kapet avioni me drogë, ishte nisur nga Shqipëria

07.09.2015 18:28

Policia italiane në qytetin e Torinos ka goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte duke përdorur aeroportin turistik të Gatinarës...

Uniformat blu, sipas raportimeve të mediave italiane, kanë arrestuar katër persona dhe kanë sekuestruar 80 kg lëndë narkotike dhe avionin me të cilën ajo transportohej. 

Sipas burimeve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se grupi transportonte sasi të konsiderueshme droge.

Avioni ishte modifikuar nga brenda me heqjen e sediljes së pasagjerit në radhën e dytë.

Autoritetet policore torineze, të cilat në këtë operacion u koordinuan nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, saktësojnë se personat e arrestuar janë dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë.