Maqedoni

Në muajin gusht shpenzimet e jetesës më të larta, çmimet me pakicë më të ulëta

07.09.2015 20:27

Shpenzimete jetesës në muajin gusht të këtij viti në krahasim me gushtin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 0,1 për qind...

Shpenzimete jetesës në muajin gusht të këtij viti në krahasim me gushtin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 0,1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë shënojnë ulje prej 0,8 për qind. Në krahasim me muajin paraprak  te shpenzimet e jetesës nuk ka ndryshim, ndërsa te çmimet me pakicë rritje prej 0,4 për qind.
 
Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, rritje është shënuar te perimet e freskëta për 2,7 për qind, pemët e freskëta për 1,7 për qind, prodhimet e mishit të thatë dhe peshkut për 0,6 për qind, pemët e thata dhe pijet joalkoolike për 0,3 për qind, prodhimet e qëndrueshme, qumështi i freskët , perimet e ngrira dhe prodhimet e ëmbla për 0,2 për qind.
 
Rritje e indeksit të shpenzimeve të jetesës në muajin gusht të vitit 2015, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar te transporti i udhëtarëve me aeroplan për 31,4 për qind, lëndët djegëse të ngurta dhe pijet në restorante për 0,8 për qind, ushqimi në restorante për 0,5 për qind, shërbimet për mirëmbajtje dhe rregullim të banesës, aparatet e vogla elektrike, shërbimet për higjienë personale, mjetet për higjienë personale dhe stolitë dhe orët për 0,2 për qind.
 
Zbritje e indeksit të shpenzimeve të jetesës në muajin gusht të vitit 2015, në krahasim me muajin paraprak është vërejtur te vezët për 1,9 për qind,  prodhimet e grurit për 1,7 për qind, prodhimet e konzervuara të mishit  për 0,8 për qind, prodhimet tjera ushqimore të papërmendura  për 0,5 për qind,  sheqeri, marmelada, mjalti, çokolata dhe prodhimet e ëmbla për 0,4 për qind, mishi i freskët dhe përpunimet e qumështit për 0,2 për qind.
 
Zvogëlim i indekseve të harxhimeve të jetës është vërejtur edhe te lëndët djegëse të lëngëta për amvisëritë për 10,7 për qind, shërbimet për banim për 4,4 për qind, lëndët djegëse të lëngshme dhe lubrifikantët për 3,6 për qind, atletet për 1,7 për qind, gazi për amvisëritë  për 1,0 për qind dhe ngrohja qendrore për amvisëritë për 0,2 për qind./mia