Maqedoni
Shtatë ekipe mobile të Kryqit të Kuq në vendkalimin kufitar Gjevgjeli dhe Tabanocë
07.09.2015 21:32
Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit me mbështetje të Komisariatit të lartë për refugjatë (UNHCR) aktivisht është kyçur në mbështetjen e refugjatëve të cilët transitojnë nëpër Republikën e Maqedonisë...

Në terren Kryqi i Kuq është kyçur me shtatë ekipe mobile të cilat i sigurojnë të dy vendkalimet kufitare, në Gjevgjeli dhe në Tabanocë.
Ekipet janë përbërë nga mjekë dhe anëtarë të Kryqit të Kuq të cilët në mënyrë të shkëlqyer e njohin Ndihmën e parë.
Numri i përgjithshëm i personave në ekipe arrin 41, ndërsa në tërë operacionin janë përfshirë edhe 30 të punësuar nga Kryqi i Kuq.
Ekipet mobile janë në terren 24 orë me tre turne.
Në periudhën nga 04-06 shtator janë distribuuar 3.160 shishe ujë, 466 paketa ushqim, 87 paketa higjienike, 36 paketa për foshnja, 279 batanije, ndërsa janë kryer 1.696 intervenime mjekësore./mia
