Botë
Kriza e klandestinëve, Fëmijët e refugjatëve sirianë do të dëbohen nga Anglia në moshën 18-vjeçare
07.09.2015 22:04
Fëmijët e refugjatëve sirianë që lejohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas masave të reja të njoftuara nga David Cameron do të deportohen kur të shkojnë 18 vjeç...

Ish-lideri i Demokracisë Liberale, Paddy Ashdown, tha se kjo politikë është konfirmuar nga një ministër i Dhomës së Lordëve.
Ky zë erdhi pasi kryeministri anglez njoftoi se Britania e Madhe do të pranojë deri në 20 mijë refugjatë deri në vitin 2020, pas peticionit të The Indipendent që i bëri thirrje qeverisë për të ndihmuar personat e prekur nga lufta, që mblodhi 360 mijë firma.
Kameron tha për Dhomën e Komunave se kriza e refugjatëve është sfida më e madhe me të cilën Europa po përballet, dhe se Mbretëria e Bashkuar duhet të ketë përgjegjësi morale për t’i ndihmuar të prekurit.
“Ne do të vazhdojmë t’i tregojmë botës se ky vend është një vend me dhembshuri të jashtëzakonshme, me vlera dhe që i ndihmon ato në nevojë,” tha Kameron.
“Duke pasur parasysh shkallën e krizës dhe vuajtjes së popullit sirian është e vërtetë që duhet të bëjmë më shumë”, vazhdoi ai.
